Kryeminsitri Zoran Zaev, i shoqëruar nga delegacioni qeveritar, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Austri, ndërsa nesër do të jetë për vizitë pune në Poloni.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, kryetari i Qeverisë në Vjenë do të ketë takim me kancelarin federal të Republikës së Austrisë, Sebastian Kurc, pas çka do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë do të ketë takim edhe në Parlamentin e Austrisë, do të flasë në debatin me temë “E ardhmja e përbashkët evropiane për Evropën Juglindore – Shembulli i Maqedonisë”, ndërsa në kuadër të vizitës me delegacionin qeveritar do të ketë takime edhe me përfaqësues të komunitetit afarist në Austri.
“Në Varshavë, kryeminsitri Zaev do të ketë takim dhe konferencë të përbashkët për shtyp me kryeminsitrin e Republikës së Polonisë, Mateus Moravjecski”, informon shërbimi qeveritar për shtyp.