Kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi sot se situata aktuale gjeopolitike dhe e sigurisë në Europë është “më e keqe se Lufta e Ftohtë” dhe bëri thirrje për një rritje radikale të shpenzimeve të mbrojtjes.
Frederiksen informoi Parlamentin për samitin e mbrëmshëm në Paris si pjesë e një sesioni kushtuar pyetjeve parlamentare, raportoi Guardian.
“Ne jemi në një situatë sigurie shumë më të vështirë… dhe më të rrezikshme sesa kemi qenë në jetën time. Kjo është më e keqe se Lufta e Ftohtë”, theksoi ajo.