Kryeministri Zoran Zaev të enjten më 13 shtator në orën 11 e 45 minuta do të mbajë fjalim në seancën plenare të Parlamentin Evropian në Strasburg, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Dy ditë para kësaj, Parlamenti Evropian do të mbajë debat me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, me temë “ardhmëria e Evropës”. Ditën e njëjtë pasdite, deputetët evropianë do të debatojnë në temën e njëjtë edhe me kryeministrin hungarez Viktor Orban qëndron në agjendën e PE-së.
Java e ardhshme është kyçe për Parlamentin Evropian sepse më 12 shtator, kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker duhet ta mbajë fjalimin e tij vjetor para PE-së, të quajtur “Gjendja e Bashkimit Evropian”, ku shefi i Komisionit i paralajmëron prioritetet dhe sfidat e BE-së për vitin e ardhshëm.