Kryengritje në burgun e Shkupit, ka të lënduar, arrin njësia speciale

Jo zyrtarisht mësohet se për momentin në burgun e Idrizovës është duke ndodhur një kryengritje e organizuar nga disa të burgosur.

Marketing

Të njëjtat burime thonë se nga përleshja mes policisë së burgut dhe të burgosurve ka disa të lënduar, ndërsa për të kthyer situatën nën kontroll kanë ndërhyrë edhe forcat policore dhe njësitë speciale.

Në zonën e burgut ka të pranishmëm disa ekipe mjekësore nga ndihma e shpejtë.

Pas kthimit të rendit, pritet edhe reagimi zyrtar i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve dhe MPB-së.

Marketing