Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i shoqëruar nga delegacioni me përbërje nga deputetët Dafina Stojanoska, Fatmir Bytyqi, Arbana Pasholli, Halil Snopçe, Boban Karapejovski dhe Borisllav Kërmov, si dhe nga sekretarja e përgjithshme, Marina Dimovska, ka marrë pjesë në Asamblenë e 149-të të Unionit Inter-Parlamentar (IPU), që po zhvillohet aktualisht në Gjenevë, Zvicër.
“Tema kryesore e debatit është “Shfrytëzimi i shkencës, teknologjisë dhe inovacioneve për një të ardhme paqësore dhe të qëndrueshme,” ndërsa deputetët po marrin pjesë në grupe dhe komisione të veçanta, përfshirë takime në Forumin e Grave Parlamentare dhe Forumin e Parlamentarëve të Rinj.
Me këtë rast, do të kemi mundësinë të shkëmbejmë pikëpamjet, përvojat dhe të ndajmë ide për të nxitur veprimet parlamentare në interes të avancimit të strategjive parlamentare që kanë të bëjnë me zhvillimin e teknologjisë dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në demokraci, të drejtat e njeriut dhe sigurinë”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.