Kryeparlamentari Afrim Gashi në takim me kongresmenë në SHBA

Në kuadër të aktiviteteve të delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samitin e NATO-s, në takimin me kongresmenët Pit Seshëns, Robert Aderholt, Xho Villon, Xhon Mulenar, si dhe me Xhejms Xhons, gjeneral në pension dhe ish-këshilltar për siguri kombëtare i Barak Obamas, mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Përmes një diskutimi interaktiv dhe spontan, u ndanë mendimet e të dyja palëve për prioritetet maqedonase në arkitekturën botërore të sigurisë.
Në të njëjtën kohë u theksuan marrëdhëniet e mira bilaterale të Republikës së Maqedonisë së Veriut me SHBA-në. U diskutua për mundësitë për investime kapitale ekonomike dhe u theksua përkushtimi i Qeverisë së re dhe të gjitha institucioneve shtetërore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si parakusht për zhvillimin e shtetit dhe të mirën e të gjithë qytetarëve të tij.
Kongresmenët shprehën mbështetje të fortë për vendin, në konteskt të aleancës në NATO dhe integrimit evropian të vendit.

Marketing
Marketing