Kryeparlamentari Gashi, në krye të “kuvendit” në Sllupçan, e shoqëron Rijad Shaqiri

Kryetari i kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi së bashku me deputetin e VLEN-it nga komuna e Likovës, Rijad Shaqiri, po qëndrojnë për një vizitë miqësore në Sllupcan, raporton Open-TV. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i degës së Alternativës në komunën e Likovës, Iljasa Abazi, i cili ka postuar disa foto në facebook.
“Në vizitë në Sllupçan, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi si dhe deputeti, z. Rijad Shaqiri. Faleminderit për vizitën juve dhe të gjithë atyre që ishin bashkë me ne!
Respekte!”, ka shkruar Abazi. Atmosfera duket tepër e ngrohtë. (Open-TV)

Marketing
Marketing