Kryeparlamentari Xhaferi në Selinë e Shenjtë në Romë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, më 24 maj do e paraprijë Delegacionin shtetëror për shënimin e manifestimit tradicional “Maqedonia për Nder të Sh. Kirilit” në Selinë e Shenjtë në Romë.

Marketing

Xhaferi do të jetë i shoqëruar nga koordinatorët Jovan Mitreski, Nikola Miceski, Ejup Alimi, deputetja Irena Stefoska, kryetare e Komisionit për Kulturë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputeti Kërsto Mukoski, Cvetanka Ivanova, Sekretare e përgjithshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Koço Angjushev, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Viktor Dimovski, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vladimir Lazovski, zëvendësministër i Kulturës, si edhe Darijan Sotirovski, drejtor i Komisionit për marrëdhënie me Bashkësitë Fetare.

Delegacioni shtetëror do të marrë pjesë në audiencë te Ati i Shenjtë i Kishës Katolike Romake në Vatikan, me ç’rast Kryetari Xhaferi do të realizojë takim me Papa Françeskun dhe me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin.

Paraprakisht, do të mbahet lutje në Bazilikën Shën Klemente në Romë, ku Delegacioni nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të vë kurorë me lule mbi varrin e Sh. Kirilit.
Një pjesë e nderimit të sivjetmë të iluministëve pansllav vëllezërve Sh. Kirili dhe Metodi në Romë, Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut do e realizojë bashkë me Delegacionin e Republikës Popullore të Bullgarisë.

Delegacioni i paraprirë nga Kryetari Xhaferi do të marrë pjesë edhe në lutjen e Republikës Popullore të Bullgarisë në Bazilikën Shën Klemente, e mandej të dy delegacionet do të jenë të pranishme në vënien e luleve para pllakës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për nder të Sh. Kirilit në Bazilikën Santa Marija Maxhore.

Në orët e mbrëmjes, delegacionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Bullgarisë do të organizojnë program të përbashkët kulturor, në të cilin do të performojnë artisët nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Vesna Ginovska Ilkova dhe Dino Imeri.

Marketing