Kryeparlamentari Xhaferi nesër në mbledhje me kryetarët e parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, më 24 shtator 2021 do të marrë pjesë në Takimin e dhjetë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, të përkushtuar ndaj zgjerimit. Takimi mbahet në Budapest, dhe i njëjti tradicionalisht organizohet na ana e Kuvendit të Republikës së Hungarisë çdo dy vite. Në takim, krahas kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, do të marrin pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të Grupit të Vishegradit.
Është parashikuar që në pjesën hyrëse të takimit të drejtohen me fjalë Kryeministri i Republikës së Hungarisë, Viktor Orban, komisari evropian i Fqinjësisë dhe Zgjerimit Oliver Varheli dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Hungarisë, Llasllo Kover, pas të cilëve do të vijojnë fjalimet e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë këtu edhe fjalimin e Kryetarit Talat Xhaferi.
Në takim është paraparë të miratohet dhe nënshkruhet Deklaratë e përbashkët nga ana e pjesëmarrësve, e cila do të dërgohet në parlamentet nacionale të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe udhëheqësve të institucioneve evropiane.

Marketing
Marketing