Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me Ombudsmanët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Naser Ziberi, i Republikës së Shqipërisë, znj. Erinda Ballanca dhe i Republikës së Kosovës, z. Naim Qelaj. Ai u dëshiroi mirëseardhje të ngrohtë në shtëpinë ligjvënëse dhe u përqendrua në rolin kryesor të institucionit Avokat i Popullit, përkatësisht mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në vazhdim, Kryetari Xhaferi e ndau me mysafirët konstatimin për zgjedhjen e paradokohshme të z. Naser Ziberi si Avokat i Popullit dhe informoi se aktet e përgjithshme të Ombudsmanit do të verifikohen në seancën e re të ardhshme.
Avokati i popullit Ziberi e falënderoi Kryetarin Xhaferi për takimin dhe shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet institucioneve Kuvendi dhe Avokati i Popullit, me ç’rast shprehu bindje se ky bashkëpunim në të ardhmen do të përforcohet dhe do të fitojë në cilësi.
Znj. Erinda Ballanca, Ombudsman i Republikës së Shqipërisë, pasi falënderoi për mikpritjen, nënvizoi se çdo ardhje e saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut i paraqet kënaqësi të madhe, duke pasur parasysh prejardhjen e saj nga Dibra. Ajo theksoi se për të është kënaqësi e madhe Ombudsmani të fitojë statusin “A” të institucionit nacional për të drejtat e njeriut sipas “Parimeve të Parisit”, që kanë të bëjnë me statusin dhe funksionimin e institucioneve nacionale për mbrojtje dhe avancim të të drejtave të njeriut.
Ombudsmani i Republikës së Kosovës, z. Naim Qelaj, shprehu kënaqësinë për progresin e arritur të institucionit në krye të së cilit është vetë ai, që për të paraqet autoritet moral dhe prestigjioz.
Ai e theksoi rolin e rëndësishëm të pushtetit legjislativ në mbrojtjen e pavarësisë së Institucionit Avokat i Popullit. U fokusua edhe në çështjet që akoma presin zgjidhje, duke i përfshirë këtu edhe problemet me buxhetin dhe me mekanizmat mbikëqyrëse pamjaftueshëm të fuqishme.
Bashkëbiseduesit erdhën në konstatim të përbashkët se bashkëpunimi ndërinstitucional është me interes të jashtëzakonshëm për progresin gjithëpërfshirës.