Kryeparlamentari Xhaferri në takim me Shari Brajan,nënkryetare e Institutit Nacional Demokratik

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim me z-njën Shari Brajan, nënkryetare e Institutit Nacional Demokratik (NDI).
Gjatë takimit, Kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje z-njës Brajan dhe shprehu kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm me IND (NDI) i cili deri tani është në nivel të shkëlqyer, dhe e theksoi kontributin e IND (NDI) në Kuvend, nëpërmjet projekteve dhe programeve të ndryshme. Në këtë drejtim, ai veçanërisht e potencoi Programin për mbështetje parlamentare donator i të cilit është Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, e cila e mbështet Kuvendin në përpjekjet për pavarësi përmes ndërtimit të kapaciteteve për zhvillimin institucional, ndërtimit të konsensusit, reformave strukturore, përforcimit të rolit ligjvënës dhe mbikëqyrës të Kuvendit, si edhe transparencës dhe llogaridhënies.
Z-nja Brajan shprehu kënaqësi për takimin dhe e shfrytëzoi mundësinë të përurojë Kryetarin Xhaferi për pjesëmarrjen e vendit tonë në Samitin e NATO-s në Londër dhe angazhimet e Kuvendit për pavarësi institucionale. Ajo i vlerësoi “Bisedat malore” për pavarësinë e shërbimit të Kuvendit si të suksesshme dhe nënvizoi se Programi për mbështetje parlamentare të Kuvendit është programi parlamentar më i rëndësishëm të cilin IND (NDI) e ka pasur deri tani dhe ai mund të shërbejë si shembull pozitiv për vendet tjera.
Kryetari Xhaferi u pajtua se “Bisedat malore” që u zhvilluan në Berovë këtë vit ishin të suksesshme dhe informoi se në rrjedhë është përpilimi i tekstit final të Propozim Ligjit për Kuvendin në pjesën për shërbimin e Kuvendit, që do të kontribuojë për arritjen e pavarësisë së shërbimit të Kuvendit dhe përmirësimin e komunikimit dhe koordinimit me pushtetin ekzekutiv në këtë drejtim.
Bashkëbiseduesit vazhduan me bisedë për bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm, me ç’rast mes tjerave e përmendën edhe Institutin Parlamentar i cili është shembull i suksesshëm i përpjekjeve të përbashkëta.

Marketing