Kryeparlamentari Xhaferri pjesë e delegacionit në transportuesin e avionëve “Harry S. Truman”

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ishte pjesë e delegacionit të përbërë prej Kryeministrit Zoran Zaev dhe ministres së Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska që e kishte nderin të zbarkojë në transportuesin e avionëve “Harry S. Truman”, ku kishin takim me admiralin Xhejms Fogo, komandantin e Forcave Detare Amerikane për Evropë dhe Afrikë dhe komandantin e Forcave Aleate të Bashkuara të NATO-s në Napoli.
Kjo ishte një mundësi unike të shihen së afërmi kapacitetet e forcave ajrore dhe detare të SHBA-ve dhe të Aleancës së NATO-s, kapacitete në përbërje të të cilave së shpejti do të jenë pjesë edhe kapacitetet e Armatës sonë. Ndjenjë përkatësie konkrete në këtë familje të madhe prej tani më 30 anëtarëve, ndjenjë krenarie për rrugën e ecur që dha frutat e sigurisë për vendin tonë dhe për qytetarët tonë. Ne jemi NATO!

Marketing