Kryeprokurori i Stambollit: Khashoggi u ngulfat deri në vdekje

Gazetari saudit, Jamal Khashoggi, u ngufat deri në vdekje në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll dhe trupi i tij u gjymtua, tha kryeprokurori turk, Irfan Fidan.

Marketing

Ai tha se operacioni ka qenë i paramenduar dhe se Khashoggi u vra shumë shpejt pasi hyri në konsullatë.

Deklarata e tij vjen pasi prokurori i përgjithshëm saudit, Saud al-Mojeb, përfundoi vizitën në Stamboll, në lidhje me hetimet e rastit.

Khashoggi, kolumnist në gazetën Washington Post dhe kritik i princit saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, është parë për herë të fundit më 2 tetor, duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll.

Pas mohimeve për disa ditë, autoritetet saudite e kanë pranuar më 20 tetor se ai është vrarë gjatë një procesi të marrjes në pyetje, i cili, siç është thënë, ka shkuar keq.
Trupi i Khashoggit nuk është gjetur ende.

Marketing