Kryeprokurorja Janeva, e lidhur më shumë se sa dukej me Boki 13

Stili dhe jeta e saj ndryshoi pas njohjes së tyre. Mësohet se Janeva, vetëm para pak javësh ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale, në një nga spitalet e vendit, për t’iu përshtatur stilit të ri të jetës. Ajo kishte vendosur unazë në stomak, për të nisur një proces të ri dobësimi. Sipas të dhënave, një operacion I tillë varion nga 7 deri në 10 mijë euro, edhe pse nuk dihet shumë reale që ajo mund të ketë paguar. Të njëjtin operacion e kishte bërë gati 3 muaj më herët edhe vetë Boki 13.

Marketing

Megjithatë, vendosja e unazës në stomak nuk besohet të ketë lidhje me pushimin mjekësor që Janeva ka hapur sot, në ditën e tretë të paralajmërimit për shkarkim, sipas ligjit, nëse nuk paraqitet në vendin e punës.