Kryeprokurorja Janeva: Gruevskin së shpejti do ta shohim në burg

Kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva ka theksuar sot se shpreson se ish-kryeministri Nikolla Gruevski shumë shpejt do të jetë në burg.

Marketing

Ajo në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal5 ka theksuar se së shpejti do ta shoh Gruevskin prapa grilave, pas dënimit të tij me 2 vjet burg për rastin “Tanku”, lidhur me furnizimin me Benzin e blinduar.

“Shpresoj se Gruevskin së shpejti do ta shohin prapa grilave. Nga përvoja që kam mund të them se kjo do të ndodhë për 20 ditë. Deri të premten pres aktgjykimin nga Gjykata e Apelit në Shkup, që do të dërgohet në formë të shkruar edhe tek Prokuroria jonë Speciale, dhe pas kësaj edhe Gruevski do të marrë vendimin dhe që mund të shkojë në burg”, theksoi Janeva.

Gjykata e Apelit vërtetoi dënimin prej 2 viteve burg për ish-kryeministrin Gruevski, i cili tashmë s’ka ku të shkojë pas vendimit të plotëfuqishëm.

Marketing