Kryesia e Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim, realizon takim me zëvendës drejtorin e doganave z. Irfan Buçi(Foto)

Sot, në datë 06.08.2019 u realizua takim mes Kryesisë së Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe zëvendës drejtorin e doganave z. Irfan Buçi.

Marketing

Si një post mjaft I rëndësishëm me të cilin udhëheq Bashkimi Demokratik për Integrim, është poashtu e rëndsësishme edhe njoftimi I rinisë me mënyrën e punës dhe funksionimit të këtij institucioni kyç në vend.

Z. Irfan Buçi diskutoi për sfidat të cilat I presin rininë, për mënyrën e ballafaqimit si dhe ndër të tjerash shprehu mirënjohje për konsideratën duke ju ofruar përkrahje të pakushtëzuar rinisë.

Është privilegj dhe përgjegjësi në të njëjtën kohë për ne si Kryesi e Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim, të jemi pjesë e këtij subjekti politik bashkë me këto personalitete të rëndësishme politike të vendit, të cilët udhëheqin me institucionet më të rëndësishme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Bashkë për Bashkimin Demokratik për Integrim, bashkë për të ardhmen!