“Kryetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” në web-faqen zyrtare të kryetarit të shtetit

Filluan ndryshimet në web-faqen e kryetarit të shtetit, ndërsa informacionet që ishin deri tani janë hequr.

Marketing

Ndryshimi i parë që mund të vërehet është mbishkrimi “Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, që deri tani nuk ishte për shkak se ish kryetari Gjorge Ivanov kundërshtonte emrin e ri kushtetues dhe përdorte mbishkrimin “Kryetar i Republikës së Maqedonisë”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshimet në web-faqe vinë 24 orë pasi Stevo Pendarovski u zgjodh edhe zyrtarisht për kryetar shteti dhe u shpërngul në vilën Vodno.

Ditët e ardhshme pritet që të ndryshohet edhe mbishkrimi në rezidencën presidenciale, ku shkruan “Kryetar i Republikës së Maqedonisë”.

Marketing