Kryetari Bexheti, uronë filloristët dhe ndanë vendime për edukatoret

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor akadamik 2018/19, ka marë pjesë në Shkollën Fillore “Dituria”.

Marketing

Këtë vit shkollorë akademik rregjistrohen gjithsej 655 filloristë në gjitha shkollat fillore të Komunës së Sarajit dhe ka rritje të numrit të nxënësve, nga vitet paraprake. Kryetari Bexheti, ka uruar nxënësit që janë rregjistruar në klasë të pare, duke ju dëshiruar shëndet dhe një vit të mbarë shkollor.

“Uroj një vit të mbarë dhe të suksesshëm për të gjithë nxënësit e komunës së Sarajit. Kërkoj një bashkpunim më produktiv dhe interaktiv mes stafit dtejtues të Shkollës, prindërve dhe komunës së Sarajit, me të vetin qëllim, të ofrojm arsim më cilësor për fëmijët tanë. Komuna e Sarajit, në kontinuitet punonë dhe investonë në zhvillimin e infrastrukturës arsimore në të gjitha vendbanimet. Urojë një vit të suksesshëm për të gjithë nxënësit e komunës së Sarajit”, u shpreh kryetari i komunës Blerim Bexheti.

Ai, gjithaashtu, ka vizituar edhe çerdhen “ Filizi”, në Saraj.

Në Çerdhe, dukshëm këtë vit është rritur kërkesa nga ana e prindërve për rregjistrim të fëmijëve edhe atë për fëmijët prej 9 muaj deri në moshën dy vjet.

Këshilli komunal i Sarajit, ka miratuar vendim, ku është themeluar edhe një paralele, për të plotësuar nevojat e prindërve. Tani më Cerdhja “Filizi”, do të ketë katër paralele.

Si rezultat i nevojës është shtuar edhe nevoja për punësime të reja, ku me këtë rastë janë shpërndarë edhe dy vendime pune. Me këtë fillim vit, kryetari i komunës Blerim Bexheti, gjatë vizitës ndau edhe dy vendime të punës, për dy edukatore.

Ai, gjithashtu, udhëheqësisë i ofroji mbështetje për të gjitha projektet që duhet të realizohen për krijimin e kushteve sa më të mira.

Marketing