Me ftesë të Ambasadorit francez, Sh. T. z. Siril Bomgartner, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, u prit në darkë pune në Rezidencën e Francës.
Në takim u diskutua për zhvillimet politike shoqërore në vend dhe në rajon, si dhe për zgjidhjen e problemit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në perspektivën e integrimit europian.