Kryetari i Butelit Darko Kostovski: Punojmë për një zhvillim të barabartë në gjithë komunën

Kryetari i Butelit Darko Kostovski vazhdon me ofensivën ndërtimore me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për jetë në çdo cep të komunës me të cilën ai menaxhon.

Marketing

Kostovski që nga dita e parë e mandatit të tij ka nisur me realizimin e projekteve të premtuara gjatë fushatës parazgjedhore.

Në faqen e tij zyrtare në facebook Kostovski sot ka shkruar se tashmë një pjesë e gjithsej 17 rrugëve hyrëse deri tek objektet e banimit në lagjen Shkup Veri janë në përfundim e sipër.

“Po vazhdojmë me rikonstruksionin e rrugëve hyrëse të objekteve të banimit dhe me këtë ne do të tejkalojmë problemin e përmbytjeve gjatë reshjeve të shiut. Ofensiva ndërtimore po zhvillohet me një dinamikë të fuqishme. Po punojmë për një zhvillim të barabartë dhe balancuar në të gjitha vendbanimet tona,” ka shkruar kryetari i Butelit, Darko Kostovski.