Kryetari i Butelit, Kostovski, paralajmëron ofanzivë ndërtimore këtë pranverë në Shkup Veri, Butel 2 dhe Vizbeg

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka paralajmëruar një ofanzivë të fuqishme ndërtimore për këtë pranverë, duke u fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës në lagjet Shkup Veri, Butel 2 dhe Vizbeg.

Marketing

Në kuadër të këtij projekti ambicioz, parashikohet asfaltimi i rrugëve të mëdha dhe kyçe, rindërtimi dhe ndërtimi i hapësirave për parkim, si dhe krijimi i këndeve të reja për rekreacion në hapësirat e përshtatshme.

“Sot ishim në terren dhe, në bashkëpunim me qytetarët, identifikuam nevojat kryesore për përmirësimin e infrastrukturës,” ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook Kostovski.

Komuna e Butelit po shënon ritme të reja zhvillimi. “Po ndërtojmë si kurrë më parë dhe po vendosim standarde të reja,” ka shkruar më tej Kostovski, duke përçuar një mesazh optimizmi për të ardhmen e kësaj komune.

Marketing