Kryetari i Butelit ndau 3 milion e 500 mijë denar për klubet e sportit

“Po e ndihmojmë zhvillimin e sportit në komunën e Butelit si asnjëherë më parë. Sot ndamë 3 milion e 500 mijë denar për klubet e sportit që gravitojnë në komunën tonë”. Kështu ka shkruar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook, kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski.

Marketing

Sipas tij ndarja e mjeteve financiare është bërë në mënyrën më transparente të mundshme, me thirrje publike të publikuar në bazë të rregullores.

Kryetari Kostovski gjithashtu ka informuar se komuna me të cilën ai udhëheq është komuna më sportdashëse në Maqedoni nëse llogariten sukseset e arritura sportive duke mos harruar të përmend se shumë shpejt Buteli do të jetë kampion edhe sa i përket infrastrukturës sportive.

Kostovski është zotuar se ai si kryetar dhe ekipi i tij i komunës së Butelit do të jenë partner të fuqishëm i të gjithë sportistëve dhe klubeve sportive të komunës së Butelit. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0dWvZ3XaKxAtocQpQwtWgVDm5dg6hYjyGMYWfxR2fqTdBWKcVspgKTwxT5gdwWGi6l&id=100063950460737&mibextid=Nif5oz