Kryetari i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë, Pero Antiç, i është bashkuar fushatës zgjedhore në Serbi dhe ka mbështetur listën e “Partisë Progresive Serbe” në zgjedhjet e ardhshme në fqinjin tonë verior, shkruan portali Lokalno.
Antiç në rrjetet sociale ka publikuar një foto me kryetarin e bordit ekzekutiv të SNS-së, Darko Glisiç.
“Legjenda e basketbollit Pero Antiç sot ka mbështetur listën “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet”. Faleminderit legjendë”, shkruan ai në profilin e SNS, përcjell INA.
SNS – “Partia Progresive Serbe” ka dorëzuar sot në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve listën me 92.637 nënshkrime, ndërsa bartës i listës është presidenti i Serbisë dhe anëtar i SNS-së, Aleksandar Vuçiq, ndërsa i pari në listë është Millosh Vuçeviq, ministri aktual i mbrojtjes dhe njëherit kryetar i SNS. (INA