Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati sot realizoi takim pune me ambasadorin e Federatës Ruse në vend, Sergej Bazdnikin.
Në takim, siç njoftoi Gjykata Kushtetuese, ambasadorit Bazdnikin i ishte prezantuar pozita kushtetuese e Gjykatës Kushtetuese, kompetencat e saj, por edhe sfidat me të cilat përballet Gjykata në realizimin e tyre. U diskutua edhe për rrjedhën e përgatitjeve të Forumit të Dhjetë Jubilar të Drejtësisë të Petersburgut, që duhet të mbahet prej 18 deri më 22 maj të këtij viti në Shën Petersburg.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Murati, siç theksohet, ka ftesë për pjesëmarrje në këtë forum nga ministri i Drejtësisë së Federatës Ruse, Konstantin Çujçenko, e cila i ishte dorëzuar në takim me ambasadorin Bazdnikin në shtator të vitit të kaluar.
Në takim Murati shfaqi kënaqësi nga mundësia që delegacioni i Gjykatës të jetë pjesë e këtij manifestimi botëror.