Kryetari i Këshillit Gjyqësor është thirrur në Prokurori

Kryetari i Këshillit Gjyqësor Zoran Karaxhoski, sot në mëngjes është thirrur që të prononcohet në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Marketing

Në Prokurori tani për tani nuk ka informacione se pse Karaxhovski është thirrur në Prokurori.

Një pjesë e mediave publikuan se bëhet fjalë për kompensime të pagës të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Në dhjetor të vitit 2018 anëtarët e Këshillit Gjyqësor morën vendim që t’i rritin pagat e tyre dhe pagat e gjykatësve për 35 për qind.

Marketing