Kryetari i Këshillit Komunal Saraj, në panairin ndërkombëtar për turizëm dhe ekologji në BeH

Kryetari i Këshillit Komunal Saraj z.Muhamed Ramadani dje dhe sot ka qëndruar në Lukavac qytet i vendosur në kantonin Tuzla të Bosnjës dhe Hercegovinës ku ka mar pjesë në Panairin Ndërkombëtar për turizëm dhe ekologji “LIST” 2022.

Marketing

Me këtë rast ka realizuar edhe takim me kryetarin e Komunës së Lukavacit z.Edin Delic ku ka përcjellur edhe mesazhin e kryetarit z.Blerim Bexhetit ku janë dakorduar për bashkëpunim në disa sfera të ndryshme midis Komunës së Sarajit dhe Komunës së Lukuvacit ku pritet një të ardhme shumë të shpejt të ndodh edhe binjakëzimi i këtyre dy komunave.
Gjithashtu në këtë panair ndërkombëtar ka realizuar edhe takime me përfaqësues të delegacionit gjerman BARLEBEN ku janë dakorduar për bashkëpunim në sferë të ekonomisë, kulturë, art dhe sporti.
Sipas organizatorëve të këtij panairi, këtë vit ka pasur një numër rekord të ekspozuesve dhe shoqatave të grave në kuadër të Festivalit të Ushqimit “Sofra Bosnjake”.
https://www.facebook.com/822691744495521/posts/4955465371218117/