Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Haxhi Dauti, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në të cilin janë diskutuar çështjet më aktuale që lidhen me zhvillimet politike në vend, si dhe me të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në RMV, pércjell INA.
Gjatë takimit, palët kanë shkëmbyer qëndrime rreth situatës aktuale politike dhe sfidave me të cilat përballet qeveria në procesin e zbatimit të reformave.
Takimi u vlerësua si konstruktiv dhe frytdhënës, duke rikonfirmuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve shtetërore dhe diasporës shqiptare