Me këto fjalë, kreu i Çairit Visar Ganiu më faqen e tij zyrtare iu drejtua nxënësve dhe vogëlushëve që për herë të parë ulen në bankat shkollore: “Dija është më e madhja pasuri e mendjes dhe shpirtit njerëzor, forca e shpresës për ardhmëri të shëndoshë! Prandaj, e artë është dita e fillimit të vitit shkollor, ar i pastër, i kulluar i vullnetit dhe dashurisë për dritën e përparimit.
Nxënës e ju vogëlushë të dashur që për herë të parë uleni në bankat shkollore, ju priftë e mbara në rrugën e bukur e të pafund të dijes! Sytë e prindërve dhe gjyshërve tuaj janë kah ju, bëjini krenar ata duke qenë gjithmonë shembullor në mësime!”