Gjatë seancës fundit, kur u miratua edhe buxheti i komunës për vitin 2019, gjithëashtu pjesë e rendit ditës ishin edhe programet, e një ndër to edhe Programi për aktivitetet e Komunës së Likovës në fushën e SPORTIT për vitin 2019, i cili u miratua nga të gjithë këshilltarët ashtu siç u propozua nga Kryetari.
Nga fakti se për këtë Program është hera e parë që komuna përkundër shumë obligimeve tjera si një komunë rurale, të ndaj mjete në shumë prej 10. 000 EUR- ve, me të cilat besojm se zhvillimi i sportit në territorin e komunës tonë do të zhvillohet edhe më fuqishëm.
Më poshtë do të paraqesim mjetet se si jan ndarë klubeve dhe shkollave sportive:
1. Klubit futbollistik “Besa” – 180.000,oo denarë;
2. Futsal Klub ” Karadaku” – 60.000,oo denarë;
3. Shkolla e futbollit “Rinija” – 40.000,oo denarë;
4. Shkolla e futbollit “Viktorija” – 40.000,oo denarë;
5. Klubi i karates “Rinia” – 40.000,oo denarë;
6. Klubi i karates “Besa 96” – 40.000,oo denarë;
7. Shpërblim për sportistët që fitojn medalje në gara nacionale dhe ndërkombëtare- 50.000,oo denarë;
8. Mbështetje financiare garave komunale shkollore Likovë – Kumanovë gjatë Ditës së komunës – 2 Majit- 62.000,oo denarë dhe
9. Mbështetje financiare për garat e organizuara sportive në territorin e Komunës së Likovës- 98.000,oo denarë.
Gjithësejt- 610.000,oo denarë apo 10.000 EUR.
Kjo shpërndarje është bër për të gjitha ato klube dhe shkolla sporti që kanë dorëzuar Program për aktivitetet e tyre për vitin 2019 dhe njëherit dëshminë se janë të regjistruara si të tilla në Regjistrin Qendror.
Gjithëashtu, besojm se kët vit së bashku me përfaqësues të të gjitha klubeve do ta aktivizojm edhe Ligën e futbollit komunal tek ne.
Për një trup të shëndoshë, aktivitete sportive sa më shumë në vazhdimësi.