



Sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ISHP Shtëpia e Shëndetit Kumanovë në bashkëpunim me ISHP Shtëpia e shëndetit Likovë, ju njoftojnë se duke filluar nga data 12.07.2021 fillon vaksinimi në teren në Komunën e Likovës.
Banorët e fshatrave të komunës së Likovës mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të vaksinimit dhe rivaksinimit në pikat mobile në vendbanimet e tyre.
Vaksinimi do të kryhet nga ekipet profesionale mjekësore nga ISHP Shtëpia e Shëndetit Kumanovë.
1. F.Sllupçan tek objekti i shkollës fillore në fshat me datë 12.07 dhe me 16.07 nga ora 08:00 deri ora 14:00,
2. F.Opajë tek objekti i shkollës fillore me dt.12.07.2021 nga ora 08:00 deri ora 14:00,
3. F.Orizare tek objekti i shkollës fillore me dt.12.07.2021 dhe 16.07
2021 nga ora 08:00 deri ora 14:00,
4.F.Likovë tek objekti i shkollës fillore me dt.12.07.2021 dhe 16.07.2021 nga ora 08:00 deri ora 14:00,
5. F.Vaksincë tek objekti i shkollës fillore në fshat me dt.13.07.2021 nga ora 08:00 deri ora 14:00,
6. F.Llojan tek objekti i shkollës fillore me dt.13.07.2021 dhe me 16.07.2021, nga ora 08:00 deri ora 14:00,
7. F.Mateç tek objekti i shkollës fillore me dt.13.07.2021 dhe 17.07.2021 nga ora 08:00 deri ora 14:00,
8. F.Hotël tek objekti i shkollës fillore me dt.13.07.2021 dhe 17.07.2021 nga ora 08:00 deri ora 14:00,
9. F.Ropalcë tek objekti i shkollës fillore me dt.14.07.2021 nga ora 08:00 deri ora 14:00,
10. F.Vishticë tek objekti i shkollës fillore me dt.14.07.2021 nga ora 08:00 deri ora 14:00,
11. F.Nikushtak tek objekti i shkollës fillore me dt.14.07.2021 nga ora 08:00 deri ora 14:00.
– Andaj apelojmë te të gjithë banorët e komunës së Likovës ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të vaksinohen ! Le t’ia dalim mbarë së bashku !