Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti takon këngëtaren e mirënjohur Kanita Suma

Me performancat e saja të shkëlqyera dhe me zërin e mrekullueshëm Kanita Suma përfaqësoi komunën tone në edicione të ndryshme muzikore në Maqedoninë e Veriut gjithashtu edhe në vendet tjera fqinje.

Marketing

Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti mirëpriti në takim këngëtaren e mirënjohur Kanita Suma, kryetari Bexheti u informua për aktivitete e planifikuara nga Kanita Suma, si është duke e zhvilluar karrierën muzikore dhe për atë se çfarë planifikon Kanita në të ardhmen sa i përket fushës së muzikës gjithashtu pjesëmarrjen në festivale të ndryshme.

Gjatë këtij takimi Kryetari Bexheti e ka uruar Kanita Sumën për sukseset e arritura duke shtuar se komuna e Sarajit dhe personalisht kryetari Bexheti krenohet me suksesin e çdo qytetari të saj në çfarëdo fushe në veçanti me suksesin e rinisë.

Kurse ajo ndër tjerash falënderoi kryetarin Bexheti për mbështetjen që ka dhënë komuna e Sarajit pasi që përmes kësaj mbështetje sipas saj u bë e mundur pjesëmarrja në disa edicione muzikore.

Marketing