Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, falënderon Lazim Destanin për mbështetjen: Është ndër të parët që më ka kontaktuar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, falënderon Lazim Destanin për mbështetjen: Është ndër të parët që më ka kontaktuarFoto: Laura Hasani
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, falënderon Lazim Destanin për mbështetjen: Është ndër të parët që më ka kontaktuar

Marketing

Për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet, kompania “Ecolog” ka dorëzuar sot te Shtabi i Emergjencës në Komunën e Skenderajt mijëra pako me ndihma në ushqime, artikuj higjiene dhe batanije.

Ndihmat janë dorëzuar tek autoritetet komunale, me ç’rast kryetari i Komunës, Fadil Nura, e ka falënderuar pronarin e kompanisë “Ecolog” Lazim Destanin për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar për këtë situatë të vështirë, nëpër të cilën po kalon popullata e Skenderajt.

“Fillimisht dua të them që Lazim Destani është ndër njerëzit e parë që më ka kontaktuar pasi kanë ndodhur vërshimet, kemi qenë në vazhdimësi në kontakt, ky eshtë një humanitet i madh që zoti Destani e ka treguar qysh herët dhe e falënderoj në emër të gjithë qytetarëve të Skenderajt për këtë kontigjent humanitar që solli sot”, tha Nura.

Duke folur edhe për situatën pas vërshimeve, i pari i Skenderajt tha se situata vazhdon të mbetet e rëndë dhe dëmet llogaritet të jenë rreth 15 milionë euro.

“Gjendja është tepër e rëndë, ka dëme të pallogaritshme, nga llogaritjet e deritanishme janë mbi 15 milionë euro, mirëpo ngushëllimi më i madh është se s’ka pasur viktima dhe dëmet besoj se do t’i rikuperojmë me kohë”, tha Nura.

Ardit Hismani, nga kompania “Ecolog”, tha se sapo kanë marrë lajmin për vërshimet janë mobilizuar menjëherë për t’u dalë në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet.

“Kompania e zotit Lazim Destani dhe familjes së tij sapo ka kuptuar këtë fatkeqësi ka organizuar ekipet e tyre që me anë të këtyre pakove humanitare të ndihmojnë banorët e Skenderajt, të cilët janë prekur nga vërshimet, që sado pak t’i ndihmojmë t’i kalojnë këto vështirësi. Pakot janë me produkte për nevojat bazike, pako ushqimore, higjienike dhe batanije”, tha Hismani për “Zërin”.

Karvani me ndihma nga kompania “Ecolog” pas Skenderajt do të vazhdojë për në Klinë dhe Mitrovicë.