Kryetari i Kuvendit të Turqisë për vizitë në vendin tonë

Kryetari i Kuvendit të Madh nacional të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop sot qëndron për vizitë në vend.

Marketing

Shentop do të realizojë Tet -a-tet takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërsa pastaj bashkë do të takohen me Grupin e deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë, pas të cilës janë paraparë deklarata për mediat.

Në agjendë është paraparë edhe fjalim përshëndetës i kryetarit Xhaferi në simpoziumin me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së mësimit turk : “Vlerat e humbura të kulturës turke në Ballkan dhe Evropën Lindore”.

Marketing