Kryetari i Preshevës në gjendje të rëndë shëndësore

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Arifi ka njoftuar se aktualisht gjendet nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spital të Nishit, edhe pse ditë më parë ka rezultuar negativ në testimin për COVID-19, transmeton lajmi.net.

Marketing

Ai tha se pati përkeqësime të shëndetit dhe kësisoj është detyruar të shtrihet në spital.

“Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital. Ju përshëndes të gjithëve”, shkroi Arifi.

Ai gjithashtu kërkoi nga qytetarët që të shtojnë kujdesin dhe të ruajnë familjarët e tyre.

 

Marketing