Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.
Kështu ka njoftuar vetë ai përmes një postimi në Facebook.
Ai tha se dozën e parë kundër këtij virusi e ka marrë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.
“Vaksinimi është hapi i parë drejt jetës normale pa pandemi”, u shpreh ai.