Kryetari i RDK-së Memedi takoi ambasadorin gjerman Gerberich

Delegacioni i RDK-së i udhëhequr nga kryetari Vesel Memedi, i përbërë nga sekretari i përgjithshëm Suhejl Fazliu dhe nënkryetari Premtim Iseni, sot realizoi takim zyrtar në ambasadën gjermane në Shkup, ku takoi ambasadorin gjerman, Mr. Thomas Gerberich. Në këtë takim mjaft përmbajtësor u diskutua për aktualitetin politik në vend me theks të veçant në nevojën imediate që në Maqedoninë e Veriut politikat të jenë të orientuara drejtë forcimit të institucioneve shtetërore për luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë.

Marketing

Në lidhje me zhvillimet e aktualitetit politik në vend, kryetari Memedi theksoi se Rilindja Demokratike Kombëtare ndanë bindjen se subjektet politike në vend duhet të veprojnë në ngritjen e nivelit të politikbërjes me prioritet interesat e qytetarëve dhe jo kalkulimet e imëta politike për vota.

Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka mbajtur qëndrim se arsyet kryesore për formimin e koalicioneve parazgjedhore dhe atyre paszgjedhore duhet të jenë përputhjet programore dhe ideologjike, dhe jo interesat e ngushta të liderëve politik për të mbijetuar në skenën politike.

Ekselenca e tij, ambasadori gjerman z.Mr. Thomas Gerberich falënderoi kryetarin Memedi për vizitën në ambasadën gjermane në Shkup dhe theksoi se me vet faktin se të gjitha subjektet politike deklarojnë se interes prioritar e kanë mirëqenjen e qytetarëve, atëherë edhe duhet të veprojnë me seriozitet maksimal për zhvillimin e ekonomisë dhe drejtësisë në vend.