Kryetari i UEFA, Ceferin: Vetëm duhet të presim, me rëndësi shëndeti

Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, Aleksander Ceferin, ka folur rreth mundësisë që sezoni të anulohet.

Marketing

Përkundër punës së palodhshme e propozime të planeve të ndryshme, presidenti ka thënë se gjithçka është në duart e pandemisë.
Sezoni edhe mund të humbet, por Ceferin insiston me të drejtë se shëndeti është mbi të gjitha.

“Në këto momente dramatike, gjëja më e rëndësishme është shëndeti i njerëzve dhe dalja nga kriza. Sigurisht, ndikimi në futboll simbolizon se Evropa dhe bota kanë ndaluar” ka thënë Ceferin.
“Ne nuk e dimë se kur kjo pandemi do të ndalet, por ne kemi një plan A, B dhe një C. Ne jemi në kontakte me ligat, klubet, ka një grup punues. Ne duhet të presim, si secli sektor” ka thënë tutje presidenti i UEFA.

Duket se në mendjen e UEFA opsioni për anulim të sezoneve qëndron larg, pasi ka tashmë tri plane në letër. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final.