Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në profilin e tij në rrjetin social facebook ka publikuar fotografi ku mund të shihet ai në shoqëri të shumë njerëzve të cilët nuk mbajnë maska mbrojtëse e as nuk kujdesen për distancën sociale, masa këto tejet të rëndësishme në parandalimin e shpërndarjes së COVID-19, informon GAZETA.MK
Për ironi të fatit, albumi në të cilin Mickoski i ka ngarkuar këto fotografi mban emrin “Me sport kundër koronës dhe ndotjes”, por që në fakt fotografitë flasin pikërisht qëllimin për të cilin ai ka dalë në fotografi.
Mbetet të shohim nëse organet kompetente do të kërkojnë përgjegjësi nga kreu i opozitës maqedonase, apo do të ngritët ndonjë kallëzim penal ndaj tij dhe personave të tjerë që shihen në shoqëri të tij.