Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka pritur sot në takim mbikëqyrësin e Akademisë së futbollit të klubit “Beshiktash” nga Turqia, Safet Isler.
Në takim, siç bëhet e ditur, është diskutuar mundësia që ky klub sportiv të hap akademi futbolli edhe në Gostivar.
“Prita sot ne takim mbikëqyrësin e Akademisë së futbollit të klubit Besiktas nga Republika e Turqisë, z. Safet Isler dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim u bisedua për fillimin e bashkpunimit me këtë klub për mundësinë e hapjes së akademisë së Besiktas në qytetin tonë”, shkruan në rrjetet sociale Valbon Limani, kryetar i komunës së Gostivarit.
Ai thotë se ky është një lajm fantastik për sportdashësit e qytetit tonë, në veçanti fëmijët.