Kryetari Limani takon zv.kryeministrin Mexhiti, përkrahje nga Qeveria për Gostivarin

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot zhvilloi takim pune me zëvendëskryeministrin e Parë dhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Marketing

Në takim u diskutuan për projektet që do të përmirësojnë standardin jetësor në Gostivar, siç është kanalizimi fekal nga blloku 2, projekt i rëndësishëm për qytetarët e Gostivarit, vazhdimi i projektit të kanalizimit në fshatin Çegran në vlerë prej 1.3 milionë euro si dhe projekte tjera që do të ndikojnë dukshëm në jetën e qytetarëve të Gostivarit.

U.d kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani falënderoi Qeverinë që ka vendosur të mbështesë Komunën e Gostivarit, kurse do të kërkojë përkrahje nga Qeveria sidomos në projektet që kanë të bëjnë me ambientin jetësor, me cilësinë e ajrit dhe infrastrukturës nëntokësore.

“Biseduam rreth shpalljeve dhe mjeteve të cilat i ka paraparë qeveria për komunat, si dhe me problemet me të cilat ballafaqohemi ne si komunë, siç janë bllok-dotacionet nga ministria e Arsimit dhe Shkencës, bllok-dotacionet nga ministria e Mbrojtjes si dhe projektet për përmirësimin e kushteve jetësore të qytetarëve duke u përqendruar në projekte që kanë të bëjnë me ambientin jetësor, me cilësinë e ajrin dhe infrastrukturën nëntokësore’ tha u.d kryetar i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Gjatë takimit Mexhiti-Limani u bisedua edhe për decentralizimin dhe idenë që të shkohet në fazë të re të decentralizimit fiskal që nënkupton fuqizimin e komunave, përmirësimin e bllok-dotacioneve duke pasur parasysh se me rritjen e pagave janë zvogëluar mjetet për transport dhe investime nëpër shkolla.