Kryetarja e Komisionit anti-korrupsion: Do t’i shqyrtojmë rastet prej vitit 2015-të e këtej

Gjatë edicionit të sotëm të emisionin “360 Gradë” në televizionin Alsat, kryetarja e Komisionit anti- korrupsion, Biljana Ivanovska thekson se Komisioni i ri anti-korrupsion fillimisht do të hetoj rastet e reja në lidhje me punësimet e familjarëve të funksionarëve, gjegjësisht prej vitit 2015 e këtej, por duke mos anashkaluar edhe rastet para kësaj periudhe.

Marketing

“Ne përmendëm se do t’i shqyrtojmë rastet të paktën prej vitit 2015-të e këtej, por kjo nuk do të thotë që ekzemplari nuk do të zgjerohet edhe për rastet para vitit 2015-të. Është e sigurt se do shqyrtojmë prej vitit 2015-të e këtej, atëherë kishte vendime të reja ligjore në Ligjin për nëpunës administrativ dhe për këtë e zgjodhëm pikërisht këtë periudhë, por kjo nuk do të thotë që nuk do të shqyrtojmë periudhën para kësaj”- tha Ivanovska.