Arifi-Sinani: Fokus thithja e fondeve evropiane përmes projekteve të përbashkëta ndërkufitare

Thithja e fondeve evropiane përmes projekteve të përbashkëta ndërkufitare, ishte temë e takimit midis kreut të Likovës Erkan Arifi, dhe kryetares së Preshevës Ardita Sinani, gjatë ditës së sotme në ambientet e Komunës së Likovës .

Marketing

“Realizojmë një projekt nga IPA fondet e Unioonit Europian, ku sot, si takim koordinues sëbashku u ulëm që të bashkëpunojmë për vazhdimin rreth këtij procesi shumë të rëndësishëm”, tha Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.

“Interesi i dyja komunave është që ti thithim këto fonde ndërkombëtare të UE, ky bashkëpunim i joni sa më tepër të thellohet që të kemi mundësi përfituar edhe projekte të tjera përpos atij të fituar”, – u shpreh Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Gjatë takimit në Likovë u bisedua edhe rreth përpjekjeve nga të dyja anët për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc.

“Varet gjithëcka nga qeveritë e të dyja shteteve, me kërkesat tona, sugjerimet tona besoj që do të mirren iniciativa të ndryshme që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet ky problem i cili na tangon të gjithë neve”, tha mes tjerash Arifi.

“Përpjekjet e tona do të jenë të vazhdueshme sa i përket këtij problemi, poashtu kërkesa tona drejtuar qeverive janë edhe ajo për lehtësimin e qrkullimit të qytetarëve edhe në pikë kalimet kufitare kryesora që janë zyrtare”, tha Sinani.

Zaten, kjo është kërkesë e kahmotshme e qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, sepse do të lehtësonte si qarkullimin e lire të qytetarëve poashtu edhe të mallërave dhe do të ndikonte në zhvillimin ekonomik të rajonit.

Marketing