Autobusi me 25 fëmijë merr flakë, shoferi hero i shpëton të gjithë (VIDEO)

Një autobus me 25 fëmijë në bord mori flakë në tunel në Lecco të Italisë, por fatmirësisht ngjarja nuk u kthye në një tragjedi.

Marketing

Shoferi hero arriti që t’i zbriste të gjithë fëmijët nga autobusi.

Nga mediat italiane bëhet me dije se drejtuesi i autobusit arriti me shpejtësi që të zbresë të gjithë fëmijët përpara se të digjej plotësisht nga flakët që e përfshinë. Shtatë nga fëmijët janë dërguar në spital për ekzaminime, por gjendja e tyre nuk është shqetësuese.

“Kur kuptova se çfarë po ndodhte, përparësia ishte të shpëtonim jetën e fëmijëve” u shpreh shoferi pas ngjarjes.