Shkup, vdes personi që u shkel me veturë sot në mëngjes

Qytetari i cili mëngjesin e sotëm u shkel me veturë në vendkalimin për këmbësorë në bulevardin ‘Koço Racin’ ka humbur jetën , informojnë nga MPB. Aksidentin, siç bëjnë të ditur nga policia e ka shkaktuar një 20 vjeçar nga fshati Batincë i Shkupit.

Marketing

I riu nga Batinca E.S. (20) me veturë të tipit Opel Korsa me targa të Shkupit mëngjesin e sotëm në ora 10.30 ka goditur në personin B.LL ( 54) i cili ka qenë me biçikletë . Pas aksidentit personi është dërguar në spitalin e përgjithshëm ‘Shën Naum Ohridski’ , ku naga ana e mjekut është konstatuar vdekja.Nga ana e SPB Shkup është bërë ekspertizë në vendin e aksidentit -informojnë nga MBP.

Marketing