Kryetarja e re e Komisionit Evropian është një mike e dëshmuar e Maqedonisë së Veriut. Ky është vlerësimi i kryeministrit Zoran Zaev, për ministren e deritanishme të Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen.
“Ajo gjithmonë na ka mbështetur. Sidomos gjatë rrugëtimit për në NATO. Një nga lideret që e dëshmoi përkrahjen. Shoh se ajo përfaqëson një besim të thellë në zgjerimin si proces, qoftë në NATO apo në BE. E di se kryetarja e re e Komisionit Evropian është mik e vërtetë.
Kisha rastin ta takoj edhe kryeministrin e deritanishëm belg, i cili po ashtu është emëruar në një funksion të rëndësishëm. Besoj se edhe me përfaqësuesit spanjoll që janë brenda do të kemi bashkëpunim të shkëlqyer sikurse deri më tani, pasi me kryeministrin Sançez kam komunikim dhe marrëdhënie shumë të mira”, ka thënë Zaev.
Ai beson se të gjithë këto emërime do t’i shkojnë për shtati Maqedonisë së Veriut dhe gjithë kandidatëve, por edhe perspektivës evropiane”