16/09/2024
Ballina Aktuale Kryevepër kuqezi! Shqipëria mund Ukrainën dhe e nis me tre pikë aventurën...

Kryevepër kuqezi! Shqipëria mund Ukrainën dhe e nis me tre pikë aventurën në Ligën e Kombeve

Ishte fitorja e parë në histori përballë Ukrainës dhe erdhi në momentin më perfekt të mundshëm.

Marketing

“Legjionarët” tanë kanë shkruar historinë mbrëmjen e kësaj të shtune, në “epet Arena”, të Pragës, duke mundur  2-1, Ukrainën në sfidën e parë të aventurës së tyre, në edicionin e ri, të UEFA Nations League.

Djemtë e Rebrov ishin të parët që kaluan në avantazh, me Konoplya në minutën e 49’-të, të pjesës së dytë, mirëpo kundërpërgjigja ishte e shepjtë, me Ismajlin që barazoi shifrat në minutën e 54’-t dhe vetëm 12 mintua më vonë Jasir Asani kompletoi përmbysjen e madhe.

Falë kësaj fitoreje, Shqipëria renditet në vendin e dytë të Grupit B1 me vetëm 2 gola të shënuar më pak se Gjeorgjia kryesuese dhe që do të jetë kundërshtarja e radhës e “Legjionarëve” mbrëmjen e 10 shtatorit, në “Air Albania”.

Marketing