Kryparlamentari Xhaferi në takim me delegacionin nga Kuvendi i Kosovës

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me anëtarët e grupit të punës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, i cili takim është në kuadër të vizitës së tyre studimore të organizuar nga Instituti Nacional Demokratik. Qëllimi i vizitës studimore është që së afërmi të njihen me procesin reformues etik në vendin tonë, me fokus në mekanizmin i cili edhe pse akoma nuk është miratuar nga ana e Kuvendit, është një nga draft kodet etikë më të avancuar.
Kryetari Xhaferi u uroi mirëseardhje mysafirëve dhe dha një vështrim të shkurtër për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, duke i potencuar shumicën e aspekteve pozitive dhe duke i sugjeruar çështjet ndaj të cilave duhet të kushtohet vëmendje plotësuese, siç është për shembull lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve nga të dyja anët.
Foli edhe për bashkëpunimin parlamentar i cili has në mbështetje në të dyja anët dhe zhvillohet në të gjitha nivelet, prej te kryetarët e kuvendeve, te trupat punues dhe grupet e miqësisë. Këmbimi i praktikave të mira është një bazë e shkëlqyer e nisjes dhe në këtë kontekst i përmendi projektet që i realizojmë së bashku me donatorët dhe rezultatet e të cilëve janë dobi e madhe për funksionalitetin e dhomës ligjvënëse. Ndër tjerat, këtu bën pjesë edhe Kodi etik i parë i cili u harmonizua në suazat e Procesit të Dialogut Zhan Mone, ndërsa tani është në përpilim edhe harmonizimi i fundit i cili do të lëshohet në procedurë parlamentare. Në përpilim është edhe Rregullorja e re për punën e Kuvendit, në bashkëpunim me Parlamentin Evropian dhe e cila harmonizohet me durim të madh dhe konstruktivitet të gjithë pjesëmarrësve në proces. Qëllimi është Kuvend funksional i cili i ushtron kompetencat e veta kushtetuese në mënyrën më të mirë të mundur.
Mysafirët falënderuan për mundësinë për takim me kryetarin, dhe për mundësinë e këmbimit të informatave të dobishme me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit dhe me Kryetarin e Kuvendit, Xhaferi. Udhëheqësi i delegacionit i prezantoi anëtarët, duke theksuar se në përbërje të saj ka anëtarë të dhomës ligjvënëse të Republikës së Kosovës dhe të NDI-së, dhe foli për aktivitetet e deritanishme dhe vizitat e realizuara studimore në parlamente të ndryshme për të grumbulluar sa më shumë përvojë nga fusha. Falënderuan për mbështetjen që si vend e pranojnë nga Kuvendi dhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut në të gjitha evenimentet ndërkombëtare dhe shprehën dëshirë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Marketing