Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut: Mbi 9,3 milionë denarë për tërmetin në Shqipëri

Përfundimisht me 12 dhjetorin janë mbledhur 9.301.612 denarë për të prekurit në tërmetin në Shqipëri, që ka ndodhur muajin e kaluar, kumtuan nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Mjetet janë grumbulluar me dhurimin përmes numrave të telefonit për donacione nga Telekomi i Maqedonisë 143 400 dhe nga А1 Maqedoni 143 400 dhe në llogarinë e fondit për solidaritet 300000001327966, theksojnë nga Kryqi i Kuq dhe i falënderojnë të gjithë qytetarët, kompanitë dhe institucionet në vend për ndihmën dhe mbështetjen për të gjithë të prekurit në tërmet.

Personat dhe kompanitë e interesuara, siç theksohet, munden edhe më tej të dhurojnë përmes xhiro llogarisë së fondit për solidaritet 300000001327966, ndërsa qytetarët nga vendet thera mund të dhurojnë në Kryqin e Kuq përmes Bankës komerciale SHA Shkup, rr. Orce Nikollov” nr. 3 në xhiro llogarinë 300000000000133 25730522-11, Swift code: KOBSMK2X dhe Iban code: MK07300701000001228.

Marketing