Kryqi i Kuq i RMV-së, aksion humanitar për të prekurit e aksidentit

Kryqi i Kuq i vendit ka shprehur ngushëllime dhe solidaritetin me familjet e viktimave të aksidentit të tmerrshëm të autobusit që ndodhi në Bullgari, ndërsa të lënduarve u uron shërim të shpejtë.

Marketing

Njëherit, Kryqi i Kuq ka nisur një aksion humanitar, me ç’rast ka vënë në funksion të gjithë mekanizmat për ndihmë humanitare për të lënduarit dhe familjet e viktimave, duke ofruar mbështetjen e parë psikologjike, materiale dhe financiare. Në këtë drejtim, bëjnë thirrje te të gjithë qytetarët që të tregojmë humanizmin dhe solidaritetin në dhënien e ndihmës financiare familjeve të prekura nga fatkeqësia, qoftë duke thirrur në numrat e telefonit 070/075/077- 143 400 dhe menjëherë do të jepet donacion prej 100 denarësh. Ndihmë mund të jepet edhe nëpërmjet xhirollogarive të Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së.