Kryqi i Kuq: Një milion euro për të prekurit e tërmetit në Turqi dhe Siri

Nëpërmjet një ngjarje solemne, Kryqi i Kuq në Maqedoninë e Veriut, rrumbullakësoi fushatën për ndihmë dhe mbështetje për popullatën e prekur nga tërmetet katastrofale në Turqi dhe Siri, në kuadër të së cilës u mblodhën një milion euro.

Marketing

Kjo ngjarje, sic njofton KlanM, u organizua nën patronatin e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, i cili tha se, “përmes ndihmës që sigurojmë për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, vazhdojmë ta dëshmojmë solidaritetin tonë në vepër”.

“Të parandalojmë dhe zbusim vuajtjen njerëzore, si dhe të mbrojmë shëndetin, të sigurojmë respekt dhe dinjitet për qenien njerëzore, posaçërisht gjatë kohës së konflikteve të armatosura, fatkeqësive dhe katastrofave dhe të punojmë në parandalimin e sëmundjeve, të nxisim angazhim vullnetar dhe gatishmëri të vazhdueshme për dhënien e ndihmës, si ndjenjë universale për solidaritet dhe humanizëm” – tha Kovaçevski.

Ambasadori turk në vend, Hasan Mehmet Sekizqok, i shprehi falënderimi popullit të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se, menjëherë u mobilizua në këto ditë të vështira për Turqinë.

“Të bashkuar në një zemër, institucionet publike, sektori joqeveritar, komuniteti i biznesit, institucionet arsimore, të rinj dhe të moshuar, të gjithë ndihmuan për të prekurit nga rajonet e goditura. Nuk mund t’i kthejmë jetët e humbura, por me gjithë fuqinë e mundur do të punojmë në shërimin e plagëve të kësaj katastrofe natyrore. Do t’i ndërtojmë sërish qytetet dhe shkollat e rrënuara” – tha Hasan Mehmed.

Kjo ngjare, sic njofton KlanM, u mbajt në kuadër të përvjetorit të 78 -të të Kryqit të Kuq në Maqedoninë e Veriut. Sekretari gjeneral i kësaj organizate, Sait Saiti, me këtë rast theksoi se, puna e Kryqit të Kuq sot është më relevante se kurdo herë, pasi siç u shpreh ai, bota sot i ngjan një anijeje që lundron në det të trazuar.

“Më afër natyrës njerëzore janë veprat e mira dhe jo të këqija, për këtë nuk duhet të besojmë se jetojmë në shoqëri johumane. Në periudhën vijuese vazhdojmë të punojmë në sigurimin e një jetë më dinjitoze për ato të cilët kanë nevojë për mbështetje” – tha Sait Saiti.

Kujtojmë se, më 6 shkurt të këtij viti, Turqia jugore dhe një pjesë e Sirisë, u goditën nga një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallë të Rihterit. Si pasojë e këtij tërmeti dhe pasgoditjeve të tjera të fuqishme, humbën jetën më shumë se 50.000 njerëz në Turqi dhe Siri.

Marketing